Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron shpalljen e një Republike të re

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron shpalljen e “Republikës së Tretë” pas zgjedhjeve, diçka që kreu i këtij subjekti politik dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti e kishte paralajmëruar vite më parë, por për një kohë nuk e ka përmendur më, shkruan Gazeta Express.

Anëtari dhe përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, ka paralajmëruar “menjëherë pas zgjedhjeve” ndërtimin e “Republikës së Tretë”, duke thënë se s’ka alternativë tjetër.

“Alternativë tjetër s’ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”, ka shkruar Sallahu.