Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës po zhvillon punimet sot dhe nesër.
Në Samit po marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Në një moment gjatë samitit, Biden është parë në disponim të mirë duke biseduar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Në një vide të publikuar në rrjetin social “Twitter”, dëgjohet teksa Johnson i kujton rrënjët e tij turke duke thënë: ‘Çok güzel’.
WHAT’S GOING ON HERE? pic.twitter.com/QHNUdVllpD
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) June 29, 2022