Nuk ka bastísje nga EULEX-i, në shtëpinë e Azem Sylës
Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar aktualisht janë duke kryer operacione në Prishtinë.
Përveç bastísjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit, është folur edhe për një bastísje të mundshme në shtëpinë e Azem Syles në fshatin Kishnarek të Drenasit.
Ekipi i Arbresh.info, po qëndron pranë shtëpisë së Sylës, mirëpo gjithçka është dukur e zakonshme dhe se nuk është parë asnjë lëvizje apo bastísje nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka thënë se nuk kanë pasur informacione për aksíonin që po zhvillohet sot.
Me sa kemi informacion deri më tani ai është në shtëpi, në Prishtinë./arbresh.info