Lladrovci “ndez lojën” në PDK, Fatmir Limajn e përshkruan si çoban me 10 dele

Jo shumë e pritshme, megjithatë Ramiz Lladrovci ka publikuar një opinion lidhur me zhvillimet e fundit në PDK.

Kreu i Drenasit, më shumë në cilësinë e anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, hodhi kritika ndaj të parit aktual të Nismës Socialdemokrate, që ditëve të fundit ka regjistruar darka e takime “a ksidenale” me figura të forta të PDK-së, në veçanti me nënkryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku.

Opinionin e publikuar në Insajderi, ai e fillon me tregimin për një çoban që tentonte t’i bënte bashkë delet me një çoban tjetër, ani pse kishte për nëntëfish më pak.

“E tash, kur janë në prag të falimentimit, flasin për “bashkim”, bashkim si ai tregimi në fillim. Po aq sa ishte “parimore” largimi, po aq “parimore” mund të jetë dhe të duket “bashkimi”.

Jo, unë e them JO, me plotë gojën, për njerëzit të cilët vetëm për parime s’u larguan nga PDK-ja, për ta nuk duhet të ketë vend PDK-ja, njerëz të cilët s’lanë fjalë të zezë pa thënë e pa bërë kundër PDK-së, për figurat e saj historike, historike jo vetëm për PDK-në por edhe për Kosovën, më së paku e kanë vendin në PDK”, thuhet ndër tjerash.

Më poshtë edhe publikimi i plotë i Lladrovcit.