Luan Krasniqi propozohet për ambasador të Kosovës në Gjermani

Ish deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ia ka propozuar presidentes Osmani që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Dreshaj ka lavdëruar ish boksierin, Luan Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin.