Lulzim Basha: Unë jam nip Kosove, gjyshi im është larguar nga Drenica prej serbve


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se ai mund të ketë het uar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetíme për Shtëpinë e Verdhë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.

Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masa krat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Kosovës. Këto janë aku za të rícíkluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patríotízëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhímbshme të masak rave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masa krat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama godíti interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.