Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, në emisionin Frontal të T7, ka folur për arrestimet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare nga Tribunali Special. Lushtaku thotë se Serbia kreu k rime, e Specialja arrestoi shqiptarët. Ka edhe një përgjigje për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Lushtaku thotë se nuk e ka shqetësuar deklarata e Vuciqit, sipas të cilit, konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të përshkallëzohet, nëse nuk arrihet paqja.
“Jo deklaratat asnjëherë nuk me shqetësojnë shumë. Ne e dimë që Serbia ka kryer g jenocid edhe në Kroaci e Bonje e edhe në Kosovë”, ka thënë Lushtaku.
“Serbia mendon gjithmonë për lufta, mendon se do ta kthen Kosovën nën s undimin e saj. Por ne jemi këtu dhe nuk e kem ndërmend me lëshu Kosovën”, thotë Lushtaku.