Lushtaku “selamë“ Eulex-it: “Nuk e kemi mendjen me lëshu Kosovën“


Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku ka reaguar pas bastísjes që Specialja është duke e kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.

Lushtaku thotë se është e papranueshme mënyra se si është kryer kontrolli, e posaçërisht arsyeja e kontrollit.

“Unë mendoj që është shqetësuese dhe e pa pranueshme mënyra e kontrollit dhe arsyeja e kontrollit, unë konsideroj se secili pjesëtarë i UÇK-së iu ka përgjigjur ftesës, secilës gjykatë, është e panevojshme e paarsyeshme që të shkohet në mëngjes herët që të maltretohet familja, mendoj që z.Krasniqi me një telefonatë iu kish përgjigj ftesës së Speciales”, tha ai.

Ai tutje shton se nuk ka arsye që të iket nga drejtësia, e se sipas tij, edhe Krasniqi do t’i përgjigjej ftesës nga Specialja.

“Ne nuk e kemi asnjë arsye as me ik as me ju shmangë drejtësisë, nëse mund të themi drejtësi. Ne nuk e kemi mendjen me lëshuar Kosovën, me një telefonatë, secili prej neve dhe z.Krasniqi ju kishin përgjigje Speciales”, tha ai në Dukagjini.

Krasniqi ka pasur kritika për deputetët që votuan Specialen.

“Janë deputetët e parlamentit ata që e kanë votuar, mënyra e kontrollit është ajo që është e panevojshme dhe që nuk është dashtë me ndodhë. Pjesa tjetër le të mbetet në ndërgjegjen e atyre, kjo nuk është dashtë me ndodhë t’i shkohet familjes në ora 06:00 të mëngjesit, ai ka fëmijë, nipa e mbesa, për mua është e panevojshme”, tha ai.

“Unë nuk dua të komentoj, e kam dhënë mendimin tim më herët, më vjen keq që Specialja merret vetëm me shqiptarët e me krímet e supozuara”, ka thënë Lushtaku.