Lutfi Haziri: Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit


Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit. Ka thënë se nëse i ofrohet kjo mundësi LDK’së atëherë propozimi i parë do të jetë për Isa Mustafën.

“Nëse LDK’së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri, në RTV Dukagjini.
“Nuk kemi bisedu dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, ka shtuar ai.

“Qeveria është në këmbë të qelqit”, ka thënë ai.