Lutfi Haziri: Pa LDK nuk ka zgjidhje Kosova


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sot tha se fitorja në një komunë nuk është sukses i dekadës e as humbje e dekadës, shkruan IndeksOnline.

Haziri tha se humbja në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të dielën do t’i bëj më të fortë duke u dhënë mësim që të përgatiten për procese me të mëdha.

Kryetari i komunës së Gjilanit këto komente i bëri pas homazheve që bëri së bashku me kryesinë tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, për datëlindjen e tij.

“Nuk ka të bëj me kriza por me lëvizje, LDK do të ecë pa u ndalë pasi është parti që pa të nuk ka as zgjidhje as zgjedhje duke qenë themelues ndërtues e kësaj ëndërre. Ne me kohë kemi ditur se si të ecim prapa tij, Ibrahim Rugovës, e sot e asaj ditës kemi dhimbjet tona në procese, po kalojmë nëpër ditë të vështira nganjëherë por kjo na nxjerrë mësim, na nxjerrë më të fortë, fundja në një garë politike në një komunë nuk duhet të merret as si suksesi i dekadës as suksesi i dekadës, është mësim i mirë për me përgatit procese më të mëdhaja.

Filozofinë e tij duhet ta kuptojnë të gjithë ata që LDK-ja i bartë, ne nuk jemi fanatik politik, rugovizëm është kur një sukses i madh apo i vogël para njërëzve të bën më të përgjegjshëm e jo më kryelartë e arrogant që e shohim te partitë e tjera”, tha ai.