“Ma kërkoi vendin titullar”, Giresse tregon pse nuk e ftoi Arbnor Mujën: Nuk i garantoj vend askujt…

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

“Dardanët” më 16 qershor do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Trajneri francez ka folur për mungesat e disa futbollistëve në listën e publikuar së fundmi.

“Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli kanë kërkuar të mos jenë në grumbullim për zgjidhje sportive. Ata kanë pasur pak minutazh te ekipet e tyre dhe ka qenë vendim i tyre” – tha Giresse në konferencë, shkruan lajmi.net.

“Sa i përket Mujës. Ai nuk ka ardhur në miqësoren e nëntorit. Është ftuar por nuk ka ardhur. Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës. Për dy lojtë e qershorit, ai ka kërkuar të jetë titullar për dy ndeshjet e qershorit. I kam thënë se vendin e titullarit nuk mund ta ketë askush”, shtoi ai.

Pas Rumanisë, Kosova do të udhëtojë drejt Budapestit për t’u ndeshur me Bjellorusinë në ndeshjen e dytë dhe të fundit të këtij muaji në kualifikime.

Pas dy takimeve të para në grup, Kosova ka tubuar vetëm dy pikë në dy takime të zhvilluara, ndërsa grupit i prijnë Zvicra dhe Rumania me nga gjashtë pikë.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.