Majlinda Kelmendi shet medaljen e artë, arsyeja do befasoheni


Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka shitur medaljen e artë të cilën e ka firuar në Lojërat Olimpike, për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të rënda.
Nëpërmjet një postimi në Facebook të bërë nga Center for Equal Opportunities, kanë bërë të ditur se shtija e kësaj medaljeje ka sjellë të ardhura të mëdha për fëmijët e prekur nga kanceri.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë.

Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil.
Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri.

Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë.

Shuma që dh uroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, thuhet ndër të tjera në postim./Kosovarja