Maqedonasit nuk ndryshojnë shumë nga serbët dhe grekët, shihni çfarë i bëjnë Kosovës para ndeshjes


Situatë aspak normale para ndeshjes vendimtare Maqedoni e Veriut – Kosovë, e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e trajnerit Shaland janë “provokuar” duke u lënë të stërviten pa drita në stadiumin e Shkupit. Një situatë kjo e paprecedentë, që nuk është hasur më parë.

Si të mos mjaftonin telashet e COVID-it, Kosova së fundmi ka hasur një tjetër problem jo pak i rëndësishëm që është ai i ndriçimit. Kujtojmë që ndeshja e nesërme, do të zhvillohet në oran 20:45 dhe do të jetë vendimtare për sa i përket fateve të 2 përfaqësueseve.