Marokut i bëjnë padrejtësi, i mohuan një penallti të pastër dhe madje lojtari u ndëshkua me karton

Franca dhe Maroku përballen mbrëmjen e sotme për të përcaktuar finalisten tjetër të Botërorit Katar 2022, e cila bashkë me Argjentinën do të diskutojë trofeun mbrëmjen e të dielës.

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokos janë duke luajtur ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Botës ‘Katari 2022’. ku pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Gjelat”.

Në minutën e 26’të ishte një moment i diskutueshëm, kur Boufal kërkoi penallti në zonën e 16-metërshit, por ndodhi ajo që s’pritej.

Por gjyqtari i ndeshjes nuk kumunikoi farë me sistemin e teknologjisë dhe vendosi për karton të verdhë për lojtarin e Marokos, Boufal.

Kujtojmë që Franca është duke fituar minimalisht 1-0 me golin e mbrojtësit anësor, Theo Hernandez, por edhe marokenët patën mundësitë e tyre të mira.

5’ – Goooool. Zhbllokon shumë shpejt Franca dhe është Theo Hernandez që ndëshkon Marokun. Pas një aksioni me protagonist Griezmann, Mbappe provon të gjejë portën, por topi devijohet dhe shkon te Theo, që me një goditje perfekte, e dërgon në rrjetë.shih golin