Mbajeni mend këtë! Albin Kurti do të bëhet si Enver Hoxha


Avokati Dastid Pallaska ka krahasuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti me díktatorin shqiptar Enver Hoxha.

Ai ka thënë se ai është i ngjashëm me të për shkak të apetitit të tij për pushtet, njofton Klan Kosova.

“Apetiti i tij për pushtet është a bsolutisht si i Enver Hoxhës dhe sikur që ishte i díktatorëve të shekullit të kaluar dhe autokratëve të tanishëm”.

Pallaska ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje tenton të ndryshojë sistemin kushtetues të Kosovës që në të ardhmen t’i sgurojë vetes një pushtet a bsolut.

“Në shumë vende edhe shumë më demokratike, pas një periudhe vetë populli e lyp një autokrat dhe ai është terreni ideal për një lëvizje sikur Vetëvendosja që ta shpalosin në thelb ideologjinë e tyre. Ky rend kushtetues nuk e akomodon kërkesën e tyre për pushtet”.

“Vetëvendosje dëshiron t’ia vërtetojë qytetarit të Kosovës se ky rend kushtetues nuk mund të prodhojë qeveri stabíle. Kjo është në përputhje me ideologjinë e Vetëvendosjes që do ta bëjë nesër në pushtet. Një prej mënyrave se si një lëvizje populiste rritet është kur p ropaganda e saj nuk testohet në pushtet. G ënjeshtra mbi të cilën është ngritur të mos shpaloset asnjëherë para publikut”.

Avokati Pallaska ka thënë në Rubikon se vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve për deputet që kanë p robleme lígjore ishte i pritshëm.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar qartësi absolute që në fund do t’i lëverdisë edhe Lëvizjes Vetëvendosje”.