“Mbesim në Lidhje” Fillojnë talljet me slloganin e LDK-së për zgjedhje


Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka zbuluar slloganin e LDK’së që do të përdoret për fushatën zgjedhore

“Mbesim në Lidhje” është motoja e sloganit të LDK’së që shfaq një zemër e që përkon me datën e zgjedhjeve 14 shkurt, ditë kjo që njihet edhe si dita ndërkombëtare e të dashuruarve.

E pas ketij njoftimi, ne rrjetin social Facebook, kane filluar talljet me slloganin e LDK-së, shkruan Korrekt Press.

Në grupin “Breaking Bad Kosovo”, një antarë i këtij grupi ka postuar foton e slloganit me foton e Hashim Thaçit në mes.