Me Albinin e Vjosën Kosova është bërë me babë e nanë

Shyqri Ramadani është një nga mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti.

Ai madje fytyrën e lideri të VV-së e ka bërë edhe tatuazh në krahë.

Për sa i përket zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe Vjosa Osmanit presidente, Ramadani tha se Kosova tani është bërë me nënë dhe me babë.

Unë për Albin Kurtin them se jam njeri i mrekullueshëm.

Në fushatë i jam afruar.

Pas humbjes së Ibrahim Rugovës na patëm mbet si pa babë, se mu më kanë humbur dy prindërit, por me ardhjen e Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanit ne jemi me babë e nanë.

Është tjetër të rritesh pa prind.

Ne tash kemi me të vërtetë një Albin Kurt kryeministër dhe një Vjosa Osmani presidente.