Me djalin e sëmurë, Familja Shqiptare kërkon ndihmë, Ju lutem na ndihmoni


Ndjehet i pashpresë se nuk ka asnjë mundësi t’u ofrojë kushtet më minimale katër të fëmijëve të tij. Familja e Shkëlqim Laçit ne Borizanë të Krujës po kalon ditë të vështira.

Djali i familjes, Olsi është ai që po vuan dramën më të madhe. 12-vjeçari ka vite që nuk mundet të ecë. Mjekët i kanë thënë se djali mund të ecë sërish, por operacioni i tij kushton dhe nuk mund të bëhet në Shqipëri.