ME KË PO MARTOHET GANIMETE MUSLIU?!


Politikanja e PDK-së Ganimete Musliu ka plotë 40 vjet, shkruan “InfoKosova”.

Ajo muaj më parë festoi ditëlindjen dhe u urua shumë nga shoqëria e saj dhe shumë simpatizantë që ka nëpër rrjetet sociale.

Por, askush nga ne nuk e kuptoi nëse ishte në ndonjë lidhje dashurie me dikë, ngase vetë ajo nuk ka folur asnjëherë për këtë pjesë.

E gjersa spekulimet dhe llafet e njerëzve po qarkullojnë poshtë e lartë, jo mbeti pa u martuar apo edhe fjalë tjera, Ganja nuk po ua vënë veshin fare.

Dhe për t’ua dëshmuar se Ganja po ndihet rehat ashtu si është, ajo sot u pa në kryeqytet me një mikeshë të saj duke bërë xhiro me makinën super luksoze e tipit “Seat Arona”.

Deputetja Musliu duket se jetën momentalisht ka vendos t’ia përkushtoj politikës, e për dashuri nuk është duke menduar fare!

E, kjo gjë do të vazhdoj kështu derisa të vije ndonjë burrë që t’ia rrëmbej zemrën asaj.

Pra me fjalë të tjera, Ganja akoma nuk ka vendos që të martohet./InfoKosova