Më në fund duket se presidenti Vuçiç “dorëzohet”: Jemi gati për kompromis me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se shpreson që BE të kuptojë që Serbia është e gatshme për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme.

Për sa i pëket deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Vuçiç tha se pret që të ketë një bisedë me të, për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështje.

Ai shpreson që BE-ja do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç u shpreh se shqiptarë presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë dhe që ata të thonë “ne do ta nënshkruajmë atë”.

“Unë pres presion në të ardhmen, nuk mendoj se do ta bëjë Lajçak, do ta bëjnë disa vende të mëdha, të cilat do të thonë ‘nëse e pranon atë, ne do të të godasim në kokë, do të jesh një demokrat i madh, dhe nëse jo, atëherë do të jesh autokrati më i madh’”, tha ai.