“Më shërohet zemra kur i shoh në ëndërr” – Rrëfimi i familjarit për Reçakun

Në mesin e 45 civilëve të v arë në masa krën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhi mb jen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.
14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia plotësojë dëshirën Elhamiut.

Kjo zgjedhje, që më vonë rezultoi të ketë qenë vendimtare për jetët e nëntëvjeçarëve, bëri që Benjamini të qëndronte edhe një natë më shumë në shtëpinë e dajës së tij.
Rreth pesë kilometra larg vendlindjes, Benjaminin e mori gjumi atë natë pa asnjë ide se çfarë do t’i sillte e nesërmja.
15 janar 1999 – Reçak, Shtime: Në shtëpinë e familjes Mehmeti, në jugperëndim të Godancit, Elhamiu shoqërohej nga babai, motra dhe vëllai tjetër i tij. Por, edhe pse në shtëpi, ajo ditë nuk nisi aspak normalisht për Elhamiun nëntëvjeçar.

Babai i tij, Bajrami, thuhet se nuk kishte arritur të flinte aspak gjithë natën, nga një frikë se do të ndodhte diçka.
“Prindi thuhet se nuk ka fjetur tërë natën, sikurse e ka ndier se do të ndodhë diçka dhe qysh në mëngjes zgjohet dhe e bisedojnë me djalin e axhës punën se si të ikin”, thotë Benjamini për Radion Evropa e Lirë, duke u bazuar në bisedat që i ka bërë me familjarët e tij.

Babai i Benjaminit, Bajrami, në pllakën përkujtimore të të vr rë e në masakrën e Reçakut.
Meqë të shtënat që kishin filluar pak orë më parë nuk po ndaleshin, sapo lindi dielli në orën 7:03 të mëngjesit, Elhamiu dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dolën nga shtëpia dhe u nisën drejt një mali.
Gjatë rrugës, ata u takuan edhe me shumë fshatarë të tjerë dhe së bashku vazhduan rrugën me një synim të vetëm: të shpëtojnë.

“Ata nuk kanë mundur ta dinë që po li cia dhe ush t ria serbe po vijnë edhe nga mali. E kanë pasur synimin të hyjnë në mal, gjë që kanë menduar që sapo të arrijnë te mali, do të shpëtojnë”, shton 33-vjeçari.

I pari nga ai grup që u go dit nga fo rc at serbe ishte Elhamiu, i cili u p l ag os në këmbë. Më pak fat patën motra e tij 22-vjeçare, Hanumshahja – e cila u vra teksa te nt oi ta shpëtojë vëllain e saj – dhe babai i tij 53-vjeçar.

Hanumshahja, motra e Benjaminit në pllakën përkujtimore të të vr ar ëv e në ma s a krën e Reçakut.
Të gjithë të tjerët shpëtuan pasi arritën të ikin duke kërcyer në një përroskë dhe pastaj duke u fshehur në një objekt prapa një shtëpie.
“Në atë garazh kanë shpëtuar të gjithë, thuajse mbi 20 persona kanë shpëtuar në garazhin që ka qenë e fshehur prapa shtëpisë së komshiut”, tregon Benjamini.