Mediet serbe i kapen Xherdan Shaqirit për blerjen e Lamborghinit


Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri e posedon një koleksion të shkëlqyer me makina Iuksoze, dhe gjithçka filloi kur ai nisi të luante për Bayern Munichun.

Mediat në Zvicër shkruajnë se mesfushori nga Kosova posedon dy Rolls-Royce në koleksionin e tij, secili me vlerë mbi 280 mijë euro, derisa ai thuhet se ka shpenzuar mbi 1.2 milionë euro për makina deri më tani.

Shaqiri gjithashtu ka në koleksion edhe Bentley Continental, Mercedes G-vagon, dy Wolkswagen – Toureg dhe Arteon.

Ndërkohë, Shaqiri “nderoi” veten së fundmi edhe me një Lamborghini tjetër.

Në stërvitjet me Zvicrën, Shaqiri erdhi me Lamborghini Urus, i cili ka vlerë prej mbi 230 mijë euro.Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, derisa “Kurir.rs” i drejtohet Shaqirit me fjalën “pro vokator” shkaku i festimit të tij me shqiponjën dykrenore në ndeshjen e Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës.

“Prov okatori Shaqiri ka blerë një makinë të re. Lamborghini në koleksionin e tij të miliona eurove”, ka shkruar mediumi në fjalë.