![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Mërgimtarët nisin rezervimet, do të vijnë në Kosovë për të votuar më 14 shkurt. Kërkesa për fluturim iu konfirmua. Kështu Dugagjin Klimenta, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes, po ia mësyjnë Kosovës në muajin Shkurt. Ky udhëtim një ditor nga Bazeli për në Zvicër, po bëhet për një arsye.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Klimenta thotë ata po detyrohen të vijnë në Kosovë, sepse atyre nuk i mundësohet votimi përmes ambasadës. Ndërkaq, kanë frikë se votat e tyre mund të manipulohen.
Por familja Klimenta nuk janë të vetmit që do të vijnë nga diaspora enkas për të votuar.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të rezervimeve për fluturim pikërisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Biletat shihet se u kushtuan mjaftë shtrenjtë. E thirrje për votim mërgatës një ditë më pari i bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ndërkohë nga KQZ kanë konfirmuar se diaspora edhe në këto zgjedhje mund të votojë vetëm përmes postës.
Një procedurë e tillë ishte edhe në zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme, ku kanë votuar 2,200 persona.