Mërgimtarët në Suedi: Duam të kthehem në Kosovë, kërkojmë veç një rrogë prej 500 euro

Qyteti i Mitrovicës, sikur i gjithë vendi gjatë verës është i mbushur me mërgimtarët.

Sheshi i qytetit po zhurmon nga numri i madh i qytetarëve që po dalin të shetisin nëpër kafiteritë e ndryshme.

Në pyetjet e gazetares në njërin prej televizoneve, drejtuar kalimtarëve në sheshin e qytetit, u paraqiten edhe disa mitrovicas të rinj që jetonin në Suedi.

Mërgimtarët në pyetjen se a do të ktheheshin në Kosovë për të jetuar, ata u shprehen me gjithë vullnetin se po, madje për vetëm 500 euro rrogë.

Sipas tyre jeta në Kosovë është shumë e mirë dhe kanë mall për vendlindjen e të parëve të tyre.