







Tre mërgimtarë janë ndalur në fshatin Vladimir në Mal të Zi, derisa po ktheheshin nga Kosova. Nga ky fshat e e ka prejardhjen kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Express.
Ata nën tabelën ku shënohet emri i fshatit e kanë vendosur një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




Mërgimtarët janë nga fshati Runik i Skënderajt, shkruan “Jepi zë”.
Kujtojmë që shumë mërgimtarë erdhën fundjavën e kaluar për ta mbështetur Albin Kurtin në zgjedhjet e së dielës së 14 shkurtit, të cilat ai i fitoi.