Më datë 13 janar është hapur afati për aplikim të mërgimtarëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, një nga mërgimtarët që ka aplikuar është ankuar se ka marrë thirrje nga KQZ në orën 04:00 të mëngjesit.
“Sot më thirrën në mëngjes në orën 3:52”, tha ajo.
Po ashtu, ajo thotë se ka plotësuar formularin e dërguar nga KQZ, por që ka marrë përgjigje negative nga Komisioni.
“Po, e kam nise formularin ne PDF bashke me dokumentin e identitetit. Te dy dokumentet te konvertume ne te njejtin lloj te PDF-it. Te nesermen me pergjigjen per me me thone qe nuk eshte hape formulari. Dmth i njejti lloj PDF-i, njeri dokument eshte hape e tjetri jo. E nisa te njejtin dokument prape pa ba asni permiresim dhe per heren e dyte eshte hape. Mu duk kjo ni veshtiresi e trillume per me pase ni votus ma pak”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali