Mesazhi Vuçiçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur i gatshëm për të diskutojë për çdo lloj kompromisi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, duke shtuar se edhe sikur ta godasin me çekiç në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë. “Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta. Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë” ja edhe deklarata e tij n’vazhdim.