Miftaraj: Avdullah Hoti sot do ta shkarkoj Agim Veliun?


Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për tenderin emergjent nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur u vodhën 2 milionë euro, të gjithë u bënë gjykatës e policë, duke u marrë me rastin, ndërsa që një tender i Agim Veliut për vetëm katër muaj, mund ta dëmtojë buxhetin e Kosovës prej 284,800 Euro, nëse zbatohet, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se është i sigurt se kryeministri Hoti, se nesër në mëngjes, veprimin e parë që do ta bëjë do të jetë shkarkimi i Agim Veliut dhe anulimi i kontratës në fjalë.

Postimi i tij i plotë: