Miku i madh i Shqiptarëve “godet“ Gjykatën Speciale, merruni me serbët jo me UÇK-në!


Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara po e konsiderojnë të drejtë deklaratën e Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krímeve të luf tës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë s’po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.

Ky reagim vjen pas një shkrimi autorial të Daniel Serwer, i cili duke komentuar ak takuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etníke dhe se ka jurdiksion për gjykímin e krímeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krímeve të lu ftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krímeve janë kryer nga for cat serbe”, ka thënë Serwer.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjy katë një etníke”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së që të het ojë punën e Speciales dhe që Uashingtoni të ndërprejë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjyk atë po ndjek vetëm shqiptarët.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjyk atësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.