Miku i madh i Shqiptarëve “godet“ Trumpin, Clintoni dhe NATO-ja i kanë dhënë fund lu ftës në Kosovë, jo ti


Kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, i ka reaguar presidentit të SHBA’së, Donald Trump, pasi ky i fundit në një tubim parazgjedhor ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington i ka dhënë fund një lu fte 400 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë.

Engel ia ka kujtuar Trumpit që lu fta e Kosovës ka përfunduar më 1999 dhe se ka qenë presidenti Bill Clinton dhe NATO që i kanë dhënë fund një konflíkti të tillë.

“I dashur president Donald Trump. Lu fta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave. Ti nuk e ke përfunduar atë”, ka shkruar Engel.

“Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë bërë. Sinqerisht, kongresisti Engel”, ka shtuar tutje.