Milaim Zeka: “I kam thënë Nasim Haradinajt se kan me të arrestu po ai…“

Milaim Zeka

Zeka ka treguar se si i kishte paralajmëruar Nasim Haradinajn se do të arrestohet nga Specialja.

“I kam thënë Nasim Haradinajt në një studio televizive që do të arrestohesh për arsye se jam nisur nga arrestimi im. Në vitin 2014 për shkak të një hulumtimi që e kisha bërë për një korrupsion brenda EULEX-it, kisha ardhur në fakte se kryeprokurori Salustro i kishte joshur dëshmitarët me para e azil, duke i thënë ‘sa para po i do për të dëshmuar rrejshëm’”.

“Në atë kohë unë u arrestova me 80 forca speciale me maska, të cilët më hynë në zyre. Për shkak të frikës që e kishte përjetuar, më kishte abortuar edhe gruaja ime kur kanë hyrë forcat speciale ashtu. Nuk ka pasur asnjë reagim nga Thaçi, Veseli, Limaj, Haradinaj, Mustafa, sepse në atë kohë u dukej që Gjykata Speciale është hajgare, kanë manipuluar me opinion dhe ja ku është rezultati”.

Ai mes tjerash deklaroi se ushtarët e vërtetë të UÇK-së sërish u bënë tabelë qitëse.

“Është e dhimbshme që kjo ndodh 20 vite pas çlirimit, që shohim forca nëpër organizata të veteranëve, por krejt fajin e kësaj e ka klasa politike e shtetit të Kosovës që e kanë krijuar një shtet mish-mash, që e kanë shndërruar në pronë të tyre private dhe nuk ka njeri që i bie në fije se çfarë shteti është sot shteti i Kosovës”.