Milaim Zeka “tallet“ me sekretarin e OVL-UÇK: Nëse Fatoni e ka kuptu çka kam shkru, 1 milion euro i ka

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publíkimit të d osjeve të UNMIK-ut për v rasjet e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës nga Albanian Post, drejtor i së cilës është gazetari Baton Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Ai në reagimin e tij, përmendi me emër gazetarin Milaim Zeka, të cilën e a kuzoi se deklaratat e tij janë p ërpjekje për a kuzim të udhëheqësve të UÇK-së që po a kuzohen në Hagë.

“Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë p asoja për publíkun, por janë edhe një p ërpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë”, shkroi Klinaku.

E ndaj këtyre deklarimeve, ka reaguar ish-deputeti, Milaim Zeka.

Ai në një prononcim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ është tallur me udhëheqësin e OVL të UÇK-së.

Zeka tha se është përgjegjës vetëm për atë çfarë shkruan.

“Nëse Fatoni ka kuptu se çka kam shkru, 1 milion dollar i ka. Unë jam përgjegjës për atë që shkruaj, jo për atë që dikush nuk e kupton. Unë kam shkru për Batonin, jo Fatonin. Mirë është që Fatoni mu marrë me punë të OVL, jo me deklarata politike”, tha Zeka për Reporteri.net.

Kujtojmë që ditë më parë janë publíkuar d osjet e UNMIK-ut për rastin e v rasjes së Xhemajl Mustafës, Ekrem Rexhës e p lagosjen e Fetah Rudit.