Ministri gjerman: Për Kosovën dhe Serbinë, kjo është alternativa e vetme


Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mas ka deklaruar se për Beogradin dhe Prishtinën nuk ka alternativë tjetër për veç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe për arritjen e saj janë të nevojshëm lider të fuqishëm politik, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

“Kjo posaçërisht ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë. Zgjidhja po vonohet. Kështu që jam shumë mirënjohës dhe falënderues që Lajçak vazhdoi dialogun me ndërmjetësimin të BE-së në qershor. Në tërësi pajtohem me këndvështrimin e tij se nuk ka alternativë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse obligues edhe të qëndrueshëm”, tha Mas në bisedën me përfaqësues të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Ai shprehu besimin se liderët e Beogradit dhe Prishtinës do të dëshmojnë këtë me angazhim konstruktiv dhe shtoi se sa në parë që kjo fillon, do të jetë më mirë për stabilitetin në tërë regjionin”.

Lidhur me gjendjen në BeH, Mas theksoi se në BE nuk ka vend për shtetet që mohojnë krímet e luf tës dhe lartësojnë krímínelët e luf tës.

“Sivjet shënohet 25 vjetori i marrëveshjes paqësore të Dejtonit, megjithatë edhe sot e asaj dite vendi është i ndarë në vija etnike. Për vendin që dëshiron të i bashkohet BE-së thjesht nuk ka vend për promovim të natyrës nacíonalíste, mohimin krímeve të luf tës dhe lartësimin e krímínelëve”, tha Mas.