“Mirë nuk u kan as për ata hiq, as për neve hiq” Flet familjari i Sokolit, ja kë e fajëson (VIDEO)

Në oborrin ku para 2 ditë qëndronin 11 patrulla të policisë, këtë të diel familja Halili kishte një njoftim para shtëpisë. Aty ku Sokol Halili gjatë të Premtes i dha fund jetës, po qëndronte trupi i tij i pajetë.

Largimi i tij për herë të fundit nga shtëpia ishte i dhimbshëm për familjarët. Të pikëlluar familjarë, miq e bashkë fshatarë po e përcillnin deri tek varrezat e fshatit për t’ia dhënë lamtumiren e fundit.

Kurorat që po mnanin në duar, kishin nga një mesazh të secilit anëtar të familjes.

Për më shumë, shikoni kronikën e realizuar nga Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes: