Një qytetar nga Mitrovica është ankuar se u dënua dy herë nga Policia brenda 20 minutave.
Ai i ka thënë “Jepi zë” se mbrëmë teksa po kthehej në shtëpi e kishte zënë ora policore në rrugë ku ishte dënuar me 200 euro gjobë.
Tutje ai tregoi se pas 20 minutave u ndal sërish nga zyrtarë të tjerë policorë në dalje të Mitrovicës dhe u dënua sërish edhe me 200 euro të tjera.
Ai tha se anipse zyrtarët policorë komunikuan mes vete dhe ishin në dijeni për gjobën e shqiptuar paraprakisht nuk e lëshuan pa e dënuar sërish.