Mjekët kosovarë i kalojnë kufijtë, “bëhen copa” gjatë Kongresit në Prishtinë (Pamje)

Ka dështuar të mbahet kongresi i Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë për zgjedhjen e kryetarit dhe organeve të tjera, pasi që është ndërprerë si p asojë e t ensioneve të krijuara mes anëtarëve.

Gazeta Shneta ka publikuar pamje brenda sallës ku është mbajtur kongresi. Në videon e publikuar dëgjohen f yerje e a kuza për keqpërdorim milionash në FSSHK, transmeton Gazeta Express.

Kandidate për kryetare në këtë kongres ishte Tevide Imeri, e cila kishte siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatave.

Ndërkaq, Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme, i cili e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.