Moderatori i RTK-së i thotë në sy Molliqajt : Deri sa ishit në VV më bënit …


Molliqaj është përballur edhe me sulmet që i kishte bërë dikur ndaj televizionit të Kosovës për raportimin e bërë në rastin e sulmit ndaj Gjykatës dhe Kuvendit të Kosovës.

Ridvan Berisha, moderator i emisionit, tha se “nuk është okej që të bëhesha tabelë e qitjes,”

Molliqaj ndërkohë u shpreh se raportimi i bërë nga RTK-ja në atë kohë kishte qenë i padrejtë sipas mendimit të tij, përcjell Periskopi.

“Jom bo tabelë e qitjes për një kamp politik. I përshëndes të gjithë, edhe ata që më shajnë e më sulmojnë,” tha më tej moderatori Berisha në lidhje me këtë çështje, pas së cilës shpërthyen të qeshurat.

Kujtojmë që në vitin 2016 kishte pasur një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës për të cilën çështje nuk ka ende as epilog të qartë e as kërkesë për hetime të reja për të gjetur fajtorët