Mos e besoni po deshët
Premiera e “Shiko Kush LUAN” pati të ftuar emra mjaft të rëndësishëm. Lori Hoxha ishte e ftuara e Luana Vjollcës në këtë puntatë të parë të sezonit të katërt.
Prej kohësh Lori është një influencuese mode me veshjet e saj për të gjitha vajzat shqiptare.
Teksa luante lojën “Syri magjik”, përballë modeles së famshme Emina Cunmulaj, një lojë ku të ftuarit tregojnë nga telefoni atë ç’ka i kërkohet nga lojtari tjetër, njëra nga “kërkesat” ishte të hapte telefonin dhe të tregonte nga Gmail faturën e saj të fundit të një blerjeje online.
Me spontanitet Lori ka treguar faturën,e cila mbante një vlerë gati 100$. Veshja ishte ajo e mbrëmjes së puntatës së parë të sezonit të katërt në Shiko Kush Luan. Vlen të thuhet se është një veshje mjaft trendi në kohët e sotme dhe me një vlerë mjaft modeste.