Studiuesit kanë zbuluar se, “reklamimi” i makinave të shtrenjta, është vendimtar sa i përket gjetjes së partnerit potencial.
Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që kanë vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.
Studimi, i cili është publikuar në revistën “Evolutionary Psychological Science”, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë “reklamimin” e pasurisë së një mashkulli.
Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë, meshkujt e femrat, i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.
Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner.