Ajo lidhje e menjëhershme emocionale mes një vajze të posalindur dhe nënës së saj tronditi edhe stafin mjekësor që ndihmoi në lindjen e foshnjes. Për fat të mirë gjithçka është filmuar, duke i lejuar të gjithë ta shohin këtë moment të veçantë.
Në spitalin Santa Monica në Brazil, Agata Ribeiro Coelho u njoh me mamanë e saj pasi u bë pjesë e kësaj bote. Ajo menjëherë u ngjit në fytyrën e saj dhe nuk pranoi të lirohet, duke gjetur ngushëllim në praninë e nënës së saj. ”Ishte moment i pabesueshëm kur vajza ime më përqafoi për herë të parë” tregon e ëma Brenda.