Muja: Tërheqja e mjeteve nga Trusti po bëhet shprehi, s’ka nevojë

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për tërheqjen e 30% të fondeve nga Fondi Pensional.

Deputeti i VV-së tha se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.

“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka, nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”, ka thënë deputeti i VV-së.

Muja, duke u mbështetur në të dhënat e BQK-së për rritje ekonomike deri në 10 për qind, tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me k rizën ekonomike.

“Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.

Ky debat erdhi pasi deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Ferat Shala kërkoi takim me përfaqësuesit e Trustit./burimi/fronlinone.net