Me qenëse jemi në stinën e verës, ku edhe temperaturat e larta janë prezente, dikush në Prishtinë ka vendosur një bidon me ujë dhe aparatin përcjellës, ku qytetarët e shumtë mund të pinë ujë dhe të freskohen gjatë këtyre ditëve të ngrohta.
Një veprim i tillë është mirëpritur nga qytetarët në rrjetet sociale.
Temperaturat e larta shkarkojnë dehidrim te njeriu, dhe konsumi i sa me shumë lëngjeve është më se i nevojshëm.
Qytetari që e ka vendosur bidonin në rrugë ka shkruar: “Mund të pini ujë. Faleminderit!”.