Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se AAK po bënë presion te LDK-ja që kjo e fundit të mbështesë Haradinajn për president.
Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë gjithmonë gjasat janë të larta që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Zakonisht koalicionet që janë ndërtuar kanë qenë të dobëta dhe anën tjetër edhe dialogu është çështja që ka rrëzuar gjithmonë qeveritë. Nuk do të befasohesha që edhe këtë qeveri ta rrëzojë dialogu”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se AAK që nga fillimi nuk ka qenë e kënaqur me pozitën në koalicion.
“Ajo është duke bërë presion më shumë për pazarin që ka filluar me postin e presidentit se që e ka seriozisht daljen nga qeveria”.
Mushkolaj thotë se nuk është në rregull që të mbash pozitat në qeveria dhe privilegjet që gëzon të qenit në qeveri e në anën tjetër të kërcënosh çdo ditë.
“Rasti është tash që AAK të prish koalicionin nëse ka pakënaqësi”.
Mushkolaj thotë se mes LDK-së dhe AAK-së ka mosbesim për dialogun.
“Më mirë është t’i jepet fund koalicionit se të bëhen presione të tilla”, deklaroi ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi