Isa Mustafa ka kritikuar Albin Kurtin për fushatën e djeshme në Skenderaj ku ka shkuar me polici dhe njësite speciale.
Lideri i LDK-së ka thënë se 21 vjet pas l ufte nuk guxon kjo të ndodhë në Kosovë.
Sipas tij, Kosovës i nevojiten zgjedhje d emokratike, e jo populizëm i shfrenuar.
“Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për Parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësite speciale… zgjedhje nën tytat e a rmëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?
Zgjedhjet me dh.unë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dalë i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.
Dh.una prodhon dh.unën. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dh.unës dhe k ërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rr ëshqasim keq në h asmëritë e kohës së viteve të pasl uftës.
Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.
Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo populizëm i sh frenuar” shkruan Mustafa në Facebook.