“Na këndo një këngë serbisht” – këngëtarja s’pranon të këndojë në emisionin e Çanit (VIDEO)


Këngëtarja nga Shqipëria refuzon të këndojë këngë në gjuhën serbe dhe greke

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Romina Aliaj është pyetur nga Arian Çani a mund të këndojë këngë në gjuhën serbe apo në atë greke.

“Nuk ka shansë, jo jo, jam raciiste, serbe dhe greke nuk këndoj asnjëherë, kurrë kurrë”, ka thënë këngëtarja.

“Mos mi shaj grekët se nuk të ftoj në emision”, i është drejtuar Çani.

Por, duket se Romina nuk e ka problem këtë.

“Po mos më fto, nuk i dua”, i është përgjigjur ajo.