Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat me Serbinë.
Sipas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës RKS.
Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve.
“O Albin Kurti! Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund.