







Jo të pakta janë rastet që një mik i kërkon dikujt t`i prezantojë një vajzë që e pëlqen, dhe i tillë ka qenë edhe rasti i Naim Abazit disa vite më parë.
Gjatë kohës që ai ishte ende në një lidhje me Mihrije Brahën, një mik i kërkoi t`i prezantonte këngëtaren.




“Ishim në një udhëtim.
Aty e pranishme ishte dhe Mihrija dhe një mik imi.
Ai filloi të më thoshte sa e bukur ishte Mihrija dhe sa dëshirë kishte ai që ajo të ishte e dashura e tij.




Më kërkoi t`ia prezantoja.
Por unë vetëm qesha.
Nuk mendoj se në ate kohë ai e dinte që ishim bashkë”, tha Naimi.