“Ndihmoni këtë Luljetë të shkretë, mos më hidhni poshtë 30 vjet që kam dhënë për këtë Shqipëri”


Deri në vitin 1983, Luljeta Përbasha ishte një emër i njohur, me një karrierë të pasur artistike. Ajo është fituesja e anketave muzikore dhe e çmimeve në festivalet kombëtare të këngës në Radio-Televizion. Ka qenë këngëtare e estradës profesioniste të qytetit të Rrëshenit, e ndërkohë drejtoreshë e Bibliotekës së Fëmijëve në Mirditë. Sot është kjo grua që heq dorë nga krenaria për të kërkuar ndihmë.

“E bëra zemrën gur, të dalë ku të dalë thashë, jeta ime mbaroi. Më ndihmoni, ndihmoni këtë Luljetë të shkretë, mos ma hidhni poshtë 30 vjet të jetës time, që kam dhënë për këtë Shqipëri. E kam nxjerr Mirditën nga piedestiali, si artiste, si këngëtare”.