![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sot në Aeroportin e Kukësit që quhet “Zayed” është realizuar fluturimi i parë.
Por pse është vendosur që ky aeroport të quhet “Zayed”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për hapjen e aeroportit të Kukësit ka thënë se ky aeroport do ta mbajë emrin ”Zayed” në nder të Princit të Kurorës të Emirateve Arabe.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Kjo për shkak të ndihmës që ai ka dhënë gjatë periudhës së luftës së Kosovës kur shumë kosovarë u zhvendosën në Kukës.
”Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dh unë. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota. Midis tyre erdhi dhe dikush që sot është Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhamed bin Zayed, i cili është i biri i një prej burrave më të urtë që me mençurinë e tij arriti t’i japë jetë atyre që sot e njohin si Emiratet e Bashkuara Arabe. I ati e nisi të birin që shoqërohej nga ai që sot është Kryeministri i Dubait dhe erdhën këtu për t’u kujdesur për refugjatët e luftës”, pati thënë Rama gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti, në prill të këtij viti.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
”Dhe plaku i urtë kishte dhënë urdhër që urgjentisht të hapej pista. Dhe gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie solidariteti për ata që kishin nevojë në atë moment për gjithë forcën e vëllazërisë. Princi i Kurorës e kujton edhe sot që kur ai ishte këtu i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “të gjithë ju që jeni aty bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave që asnjë familje mos t’i mungojë ushqimi”, pati thënë më tutje kryeministri Rama.