Ndodhë edhe kjo: Polici pa maskë gjobit qytetarin për mos vendosje të maskës

Policia e Kosovës po vazhdon t’i d ënoj ata qytetarë që nuk vendosin maska sipas ligjit të miratuar në Kuvend, por vetë ruajtësit e rendit dhe ligjit nuk po respektojnë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro.

Qytetari ka treguar për Gazetën Metro se si një polic e kishte ndalur dhe d ënuar për mos posedim të maskës në fytyrë, por që vetë ai nuk e kishte të vendosur, në shënimin në fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “Nuk kishte të vendosur maskën në fytyrë”.

Policia e cila duhet të shërbejë si është shembulli me i mirë i respektimit të rendit dhe ligjit në këtë rast po e dëshmonte të kundërtën.

Siç mund të shihni edhe në foto, polici përderisa po d ënonte një qytetarë për mos respektim të ligjit, një gjë të tillë po e bënte edhe vetë ai pra, po vepronte kundërligjshme duke mos mbajtur maskë.

Polici në fjalë nuk po e mbante të vendosur maskën në fytyrë, edhe pse ligji është i vlefshme për të gjithë njësoj.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19./gazetametro.net